Të martën për vizitë në Federatën e Hendbollit të Kosovës ka qëndruar ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku.
Ministri Çeku është pritur nga presidenti Eugen Saraçini dhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci.
Në takimin e zhvilluar në atmosferë të ngrohtë e miqësore u diskutua për sukseset e FHK-së në vitin 2023, me theks të veçantë për ngjarjet e organizuara në vendin tonë. Është vlerësuar lartë organizimi dhe partneriteti me MKRS-në. Saraçini e Gjinovci kanë njoftuar ministrin Çeku për planet dhe projektet për vitin 2024 si dhe për ngjarjet që fillojnë menjëherë në ditët e para të janarit. Është diskutuar sidomos për implementimin e minihendbollit dhe infrastrukturën sportive.
Ministri Çeku është nderuar me mirënjohje për mbështetjen e aktiviteteve në vitin 2023, sidomos Evropianin për hendbolliste të reja të zhvilluar në Prishtinë gjatë korrikut.
Vizita u zhvillua në kuadër të vizitave që ministri Çeku po ua bënë federatave sportive.