Mirela Gjikokaj po kalon superformë në Norvegji. Lojtarja jonë të mërkurën ishte më meritorja për fitoren e Follos ndaj Tertnesit. Në kuadër të xhiros së dytë të elitës norvegjeze, Follo fitoi me rezultat 30:23.
Mirela i shënoi plot 13 gola, me efikasitet shumë të lartë. I kishte vetëm 14 tentime. I kishte edhe dy asistime e po ashtu dha kontribut në mbrojtje.
Forma e saj është trimëruese në prag të ndeshjeve të ardhshme të Kosovës.