Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka nisur të premten mbrëma përgatitjet për dy ndeshjet e rëndësishme me Rumaninë. Me Rumaninë fillimisht takohemi të mërkurën nga ora 19:30 në Prishtinë, e më pas edhe në Bukuresht, të dielën më 14 mars.
Nën urdhërat e selektorit Bujar Qerimi, Kombëtarja ka stërvitur edhe të shtunën paradite në Prishtinë.Te djemtë tanë ka mobilizim e entuziazëm për t’u përgatitur maksimalisht dhe për të dhënë më të mirën e mundshme në tentim për fitore të mërkurën.
Mungesa e tifozëve do të jetë hendikep, por djemtë tanë janë të motivuar për të prezantuar ngjyrat e shtetit me dinjitet.Ndeshjet me Rumaninë i takojnë fazës së dytë të eliminatoreve për “Euro 2022”.