Muhaxheri: Grupi është i fortë por do të paraqitemi mirë

Trajneri i kombëtares U21 të Kosovës në hendboll, Fatmir Muhaxheri ka komentuar shortin për kampionatin botëror të juniorëve, që është hedhur të martën. Botërori mbahet në Vigo e Pontevedra të Spanjës prej 16 deri më 28 korrik, kurse Kosova fillimisht do të luajë në Grupin C së bashku me Portugalinë, Kroacinë, Hungarinë, Brazilin e Bahrejnin.

“Grupi është i fortë, por në kampionate botërore nuk ka ekipe të lehta. Mendoj që do të përgatitemi mirë, ndërsa planin e përgatitjeve e kemi bërë tashmë. Përgatitjet fizike planifikojmë t’i fillojmë më 18 qershor dhe ato do të zgjasin deri më 26 qershor. Djemtë më pas do të kenë dy ditë pushim, para se të vazhdojmë me fazën e dytë. Faza e dytë përfundon më 3 korrik e më pas planifikojmë që fazën përfundimtare ta zhvillojmë jashtë vendit, ku do të kemi edhe ndeshje përgatitore”, ka theksuar Muhaxheri.Ai është optimist se Kosova do të jetë plotësisht e gatshme për botëror.

“Kundërshtarët në grup janë mjaftë të fortë. Kemi më shumë informata për Kroacinë, Hungarinë e Portugalinë.  Do të luftojmë, do të japim më të mirën të mundshme, por nuk mund të presim që të jemi të parët në grup. Synojmë të fitojmë ndeshje në grup dhe të jemi në mesin e 16 më të mirëve. Gjithsesi do të paraqitemi denjësisht në secilën ndeshje, por kjo është e pamundur pa punë kolektive të të gjithëve”, ka shtuar Fatmir Muhaxheri që ka udhëhequr këtë gjeneratë drejt suksesit historik.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën …

Të shtunën luhet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në …

Skuadrat favorite, Besa Famgas e Prishtina kanë shmangur përballjen mes tyre në gjysmëfinale të Kupës …

Vushtrria e Istogu do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në …

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është nënshkruar në kabinetin e …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll …

Të shtunën luhet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Skuadrat favorite, Besa Famgas e Prishtina kanë shmangur përballjen mes tyre në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës …

Vushtrria e Istogu do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Nesër nga ora 13:00 tërhiqet shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll. Turneu final i …

Suksesi i Kombëtares së Kosovës në hendboll në kualifikimet për “Euro 2022” , vazhdon të vlerësohet. Kosova ishte në …

Vushtrria ka zënë vend në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Finalen skuadra vushtrriase e …

Federata e Hendbollit e Kosovës

House of Sport

Kati II nr. 15
Agim Ramadani nr.253
10000 Prishtina
Kosova

Tel: +383 38 248 759

Për ne

Garat

Përfaqësueset

Shoqatat

© Copyright - Kosova Handball Federation

Made in Kosova