Mustafa e Ramadani udhëheqin Kastriotin drejtë fitores së re

Festim Mustafa me 10 gola dhe Rron Ramadani me 6 gola, kanë udhëhequr Kastriotin e Ferizajt drejt fitores si mysafir ndaj Vushtrrisë me rezultat bindës, 29:18. Kjo ndeshje e së mërkurës i ka takuar javës së dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll.

Kastrioti me fitore është ngritur në vend të tretë me 14 pikë.Vushtrria mbetet në mes të tabelës me 8 pikë.

Në pjesën e parë të ndeshjes kishte më shumë rivalitet, ndërsa ferizajasit shkuan në pushim me tri gola dallim, 11:8. Por në të dytën Kastrioti dominoi plotësisht dhe arriti te fitorja e thellë.

Të mërkurën është luajtur edhe ndeshja në mes të Drenicës e Prizrenit. Drenica ka fituar me rezultatin 36:31. K.Kastrati si në çdo ndeshje tjetër është shquar me efikasitet të lartë dhe ka udhëhequr Drenicën drejt fitores së katërt në këtë kampionat. Prizreni ka pësuar humbjen e shtatë.

Drenica – Prizreni 36:31 (18:16)

Drenica: Muqolli, Batatina 6, Zariqi, Sahiti 7, Hamza 6, Binaku 2, Zeka 5, Kastrati 13, Baliu.

Prizreni: Koro, Thaqi, J. Thaqi, Bytyqi, Leka 3, Etemi, Mehmeti 13, Spahija 3, Ahmetaj 1, Skenderi 1, Gashi 1, Ferati, A. Krasniqi 1, Krasniqi, Bytyqi, Zherka 8.

Vushtrria – Kastrioti 18:29 (8:11)

Vushtrria: Pllana, Ibishi, Gubetini 2, Emini 1, Jashari 1, Klinaku 7, Sadiku, Abazxhiku 1, Musa, M. Jashari 2, Karaqa, Miftari, Demiri, Selaci 1, Ar. Karaqa 3, A. Musa.

Kastrioti: Azemi, Syla 1, A. Dugolli 3, Selmani, Bislimi 3, Shabani 1, Ramadani 6, D. Dugolli, Jupa, Rudari 2, Mustafa 10, Esati, Brahimi, Bytyqi, Haxhimusa, Tafarshiku 3.

Lajme tjera