Mysafirët favoritë të mëdhenjë

Pas ndeshjeve për Kupë, në fundjavë zhvillohen ndeshjet e rradhësh kampionale. Kështu në Superligën A për hendbollistë zhvillohet java e 24-t në të cilën skuadrat mysafire janë favorite të mëdha.

Të shtunën janë dy ndeshje. Prej orës 18:00 takohen Drita e Prishtina, ndërsa në ora 19:00 fillon takimi Vushtrria – Kastrioti. Ndeshja mes Vëllaznimit e Besa Famgas është të dielen nga ora 17:00. Besa e Kastrioti i kanë nga 42 pikë, ndërsa Prishtina është e treta me 34 pikë. Pasojnë Drita me 20, Vëllaznimi me 19 dhe Vushtrria me 18 pikë.

Në Superligën B është java e 22-të. E para në tabelë, Trepça, të hënën nga ora 19:00 luan si mysafir ndaj Samadrexhës. Ndeshja mes Zhegrës e Drenicës është të dielen nga ora 16:30.

Në Ligën e Parë të hendbollistëve është java e 11-të. Të shtunën është takimi Deçani – KEK-u (12:00), kurse dy ndeshjet tjera janë të dielen: Ulpiana – Llapi (12:00), Lepenci – Dukagjini (18:00).

Lajme tjera