Ashtu si pritej, në palestrën “Minatori” në Mitrovicë është zhvilluar ndeshje e fortë të dielen. U takuan Trepça e Vushtrria, ndërsa ndeshja nuk dha fitues. 21:21 ishte rezultati në fund të takimit të javës së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Pas pjesës së parë vushtrriasit kishin një gol epërsi (11:10).
Vushtrria në pjesën e parë vazhdimisht ishte në epërsi, që shkoi deri në tri gola (6:3). Vendasit ia dilnin vetëm të barazonin rezultatin, por jo edhe të kalonin në avantazh. Në pjesën e dytë vushtrriasit prap ishin në epërsi, që shkoi deri në katër gola (16:12). Në minutën e 53-të rezultati u barazua në 19:19 e më pas Trepça kaloi në epërsi 20:19. Prap Vushtrria ktheu epërsinë, 21:20, kurse rezultati në 21:21 u vendos në minutën e 59-të.
A. Shabani udhëhoqi vendasit me 9 gola, kurse F. Klinaku shënoi 5 herë për Vushtrrinë. Për Trepçën është pika e parë në dy ndeshje, kurse Vushtrria fitoi pikën e tretë në tri ndeshje.
Trepça – Vushtrria 21:21 (10:11)
Trepça: Buqinca, Terziqi, Voca, K. Terziqi, Shabani, Neziri, Mujka 3, Zhuri 1, Maxhera 3, Qabra, Sejdijaj, Beqiri 1, Nimani, Cimili 1, Shabani 9, Shala 3.
Vushtrria: Pllana, Melenica, Karaqa 1, Klinaku 5, Arm. Karaqa 4, F. Jashari, M. Jashari 2, Gubetini 4, Selaci, Abazgjiku 4, Emini, Miftari, Sadiku 1, Musa, F. Musa, Demiri.