Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ndaj Kaledonisë së Re për vend në Botërorin e të rejave

Pas fitoreve ndaj Uzbekistanit dhe Guatemalës, Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (vajzat) të shtunën luan ndeshje vendimtare për kualifikimin në Kampionatin Botëror që mbahet në Kinë në muajin gusht.
Përballë vajzave tona në gjysmëfinale të IHF Trophy Intercontinental do të jetë Kombëtarja e Kaledonisë së Re. Ndeshja zhvillohet në Tashkent të Uzbekistanit, të shtunën prej orës 11:00. Me fitore, Kosova U18 kalon në finale dhe po ashtu siguron kualifikimin historik në Kampionatin Botëror.
Në gjysmëfinalen tjetër takohen Nigeria dhe Uzbekistani.
Kaledonia e Re të enjten pësoi 29:14 nga Nigeria. Të premten e mposhti Guadalupen me rezultat 25:19 dhe kështu e siguroi vendin e dytë në grupin A, përkatësisht gjysmëfinalen.
Vajzat tona të enjten fituan ndaj Uzbekistanit me rezultat 27:21. Të premten dominuan plotësisht ndaj Guatemalës dhe fituan 31:12. Kombëtarja jonë është favorite e madhe në gjysmëfinale dhe këtë presim ta dëshmojë me tjetër paraqitje bindëse.
Në Kombëtaren tonë janë të vendosura për kualifikim në Botëror, që do të ishte historik. Prej sporteve ekipore deri më tani vetëm Kosova U21 në hendboll (djemtë) është kualifikuar në Botëror. Këtë po ashtu e ka arritur përmes IHF Trophy.