Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Nderohet personaliteti i Izet Gjinovcit

Para ndeshjes mes Belgjikës e Kosovës është mbajtur një minutë heshtje për të nderuar personalitetin dhe kontributin kolosal të sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci.
Ai ndërroi jetë një javë më parë, ndërsa prej vitit 2002 ka mbajtur postin e sekretarit të përgjithshëm të FHK-së. Por kontributi i Gjinovcit për hendbollin kosovar është shtrirë në më shumë se katër dekada.
Personaliteti i tij po çmohet edhe nga përgjegjësit e EHF-së që po qëndrojnë në vendin tonë për Evropianin U18.
Kjo është ngjarja e parë ndërkombëtare që e organizojmë pa menaxhimin e sekretarit Gjinovci. Por të gjithë në FHK jemi të përkushtuar që të vazhdohet rruga që deri javën e kaluar është bërë së bashku me të ndjerin Gjinovci, që ishte shumë e sukseshme.