Ndërron jetë ish- hendbollisti Bashkim Hoxha

Të shtunën ka ndërruar jetë Bashkim Hoxha, ish-hendbollist i suksesshëm i Vëllaznimit të Gjakovës. Hoxha është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare.

Varrimi i të ndjerit bëhet të dielen (sot) nga ora 14:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë. I ndjeri Hoxha ka qenë pjesë e të gjitha sukseseve të Vëllaznimit. Kohëve të fundit ishte trajner në klubin e femrave në kategoritë e reja.

Presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini, në emër të Federatës dhe njerëzve të hendbollit i shpreh ngushëllimi familjes Hoxha.

Lajme tjera