Ndërron jetë ish-hendbollisti Sokol Dauti

Ish-hendbollisti Sokol Dauti ka ndërruar jetë papritmas në moshën 47-vjeçare. Ish-lojtari i Borcit të Ferizajt ka ndërruar jetë në Holandë.

Pos për klubin e famshëm ferizajas, i ndjeri Dauti ka luajtur edhe për Vëllaznimin dhe Medveshçakun e Zagrebit. Ai nga fillimi i viteve nëntëdhjeta ka jetuar në vende perendimore. Por gjithnjë ishte pranë hendbollit kosovar, si në vjeshtën e kaluar kur ofroi përkrahje për Kombëtaren e hendbollisteve në Sllovaki.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër nga ora 17:00 në varrezat e qytetit në Ferizaj.
Presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini, në emër të komunitetit të hendbollit i shpreh ngushëllime familjes Dauti.

Lajme tjera