Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ndërron jetë Nexhat Sharani, hendbolli mbetet pa një personalitet të madh

Hendbolli kosovar ka mbetur pa një personalitet shumë të madh. Në orët e mbrëmjes të së mërkurës ka ndërruar jetë Nexhat Sharani, njeriu që ka kontribuar për hendbollin për dekada të tëra. Sharani ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare, ndërsa varrimi i të ndjerit bëhet të enjten (sot) nga ora 16:30 në Prizren.

I ndjeri Sharani ishte aktiv në hendboll deri para dy muajsh, kur u pensionua. E mbajti postin e rëndësishëm të Komisarit të Garave të FHK-së. Punën që i ishte besuar e ka kryer me përkushtim dhe saktësi të madhe duke dhënë kontributin për një rrjedhë sa më të mirë të garave. Pozitën e Komisarit e ka mbajtur shpeshherë pas luftës, por kontributi i tij ishte shumë më i hershëm. Në vitet e nëntëdhjeta, kur ishte vërtetë sfidë e madhe mbajtja e ndonjë posti, i ndjeri Nexhat Sharani bënte pjesë në Komisionin e Garave. Ai ka qenë edhe gjyqtar hendbolli në të kaluarën e poashtu vëzhgues. Në të tetëdhjetat ka punuar në shkollën prizrenase të hendbollit prej të cilës ka dalur një plejadë e hendbollistëve mjaft cilësor.

Federata e Hendbollit të Kosovës ka mbetur pa një figurë të rëndësishme të saj. Hendbolli kosovar ka mbetur pa një person që dha shumë për sportin, kurse familja prindin shembullor.

FHK-ja dhe presidenti Eugen Saraçini i shprehin ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta familjes Sharani

Lajme tjera