Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ndërron jetë Shaban Demiri, hendbolli mbetet pa një punëtor shumë të çmuar

Ka ndërruar jetë Shaban Demiri, një prej njerëzve më të dashur e më të vlerësuar në hendbollin kosovar. Demiri ka vdekur të hënën pasi për një kohë është përballur me telashe shëndetësore. Ai ka dhënë kontribut si lojtar e më pas si gjyqtar i hendbollit dhe së fundi edhe si vëzhgues-kontrollues.

Demiri ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare. Do të mbahet mend për përkushtimin në punë, qetësinë dhe për energjinë pozitive që ka sjellë në secilin ambient ku është paraqitur. Familja e hendbollit kosovar ka mbetur pa një anëtar të çmuar.

I lindur në vitin 1956 në Gadime, Demiri filloi të luante në Obiliq si nxënës i shkollës së mesme, në vitin 1972. Filloi te skuadra KXEK Kosova, ndërsa luajti deri në vitin 1986. Prej viti 1988 e deri në vitin 2007 dha kontribut si gjyqtar i hendbollit. Ndërsa prej vitit 2007 e deri në ditët e fundit të jetës, ka kontribuar si vëzhgues. Është shquar edhe për korrektësinë në punë dhe për angazhimin për zhvillimin e hendbollit. Kontributi i tij, sidomos në vitet nëntëdhjeta, ishte i madh.

Presidenti Eugen Saraçini në emër të FHK-së i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Demiri dhe gjithë komunitetit të hendbollit.