Ndërron jetë Shemsedin Pantina

Ka ndërruar jetë Shemsedin Pantina, emër i njohur dhe i respektuar i hendbollit vushtrrias dhe hendbollit kosovar në përgjithësi. I ndjeri Pantina është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare, ndërsa është varrosur të premten në varrezat e qytetit të Vushtrrisë, në Begaj.

Me ndarjen nga jeta të Shemsedin Pantinës, hendbolli kosovar ka mbetur pa një personalitet të respektuar që ka dhënë kontribut të çmuar për zhvillimin e sportit në vendin tonë. I ndjeri Pantina për shumë vite është paraqitur si hendbollist te Kosova e Vushtrrisë. Ishte pjesë e kësaj skuadre në vitet shtatëdhjeta, kur Vushtrria ishte qendër e rëndësishme e hendbollit, ashtu si vazhdon të jetë edhe sot. Kontributi i Shemsedin Pantinës ka vazhduar edhe si gjyqtar hendbolli. Është në mesin e gjyqtarëve që kontribuan pas mëvetësimit të hendbollit kosovar, në vitet nëntëdhjeta.

Presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini, në emër të komunitetit të hendbollit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së respektuar Pantina.

Lajme tjera