Ndeshja Besa – Vëllaznimi hap Superligën A

Pas përfundimit të pjesës së rregullt të kampionatit prej 18 xhirove, të martën (nesër) nisin garat në pjesën e dytë të kampionatit në Superligën e Kosovës në hendboll për meshkuj. Në pjesën e dytë gjashtë skuadrat e parë garojnë në Superligën A dhe kërkojnë një vend në plejof, kurse katër skuadrat tjera garojnë në Superligën B për të siguruar ekzistencën në elitë.

Skuadrat i bartin pikët nga pjesa e parë e kampionatit dhe në Superligën A luhen edhe dhjetë xhiro tjera. Më pas nis plejofi, ku kualifikohen katër skuadrat e para në tabelë.

Ndeshja e parë në Superligën A, përkatësisht në javën e 19-të të kampionatit, është ajo në mes Besa FamGas dhe Vëllaznimi. Kjo ndeshje luhet në Pejë, të martën (nesër) nga ora 18:00. Besa është kampione aktuale, ndërsa kryeson në tabelë me 34 pikë, sa i ka edhe Prishtina në vend të dytë. Vëllaznimi është i gjashti me 16 pikë.

Të enjten luhen ndeshjet Prishtina – Zhegra dhe Kastrioti – Drita. Kastrioti është i treti me 21 pikë, kurse Drita e katërta me 20 pikë. Zhegra mbanë vendin e pestë me 19 pikë.

Në Superligën B do të garojnë Trepça, Vushtrria, Samadrexha e Llapi.

Lajme tjera