Ndeshja Elverum – Barça transmetohet në RTV 21 Plus

Në Ligën e Kampionëve vazhdon të tregohet hendboll i nivelit më të lartë.

Ndeshje cilësore pritet të jetë edhe ajo që luhet sonte nga ora 19:00 në mes të Elverumit norvegjez dhe gjigantit spanjoll, Barça. Kjo ndeshje i takon xhiros së 11-të të fazës grupore, përkatësisht grupit A. Kjo ndeshje transmetohet direkt në RTV 21 Plus, që vazhdimisht është adresë e hendbollit në vendin tonë.

Barça udhëheq në grup me 18 pikë nga 10 ndeshje. Elverumi është në vend të shtatë me tri pikë.

Lajme tjera