Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ndeshje e rëndësishme në Rahovec

Rahoveci – Vushtrria vlerësohet kryendeshja e xhiros së 27-të në Superligën A të Kosovës në hendboll. Kjo ndeshje luhet të dielën nga ora 20:30 në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.
Dy xhiro para fundit të Superligës A, Rahoveci e Vushtrria janë në garë për pozitën e tretë. Pas xhiros së 26-të, e treta është Vushtrria me 27 pikë. Rahoveci e mban vendin e katërt me 25 pikë. Pritet ndeshje e fortë dhe interesante deri në fund.
Dy ndeshjet tjera të xhiros së 27-të janë të shtunën. Nga ora 19:00, Kastrioti e pret Besa Famgasin. Besa udhëheq me 46 pikë dhe shumë më herët e ka siguruar vendin e parë për plejof. Ndërkohë Kastrioti është i gjashti me 19 pikë, pa gjasa për të arritur në zonën e plejofit. Skuadra pejane është favorite.
Në palestrën “Minatori” në Mitrovicë nga ora 20:30 takohen Trepça e Prishtina, që kanë zhvilluar ndeshje të forta gjatë këtij kampionate. Një tjetër ndeshje e fortë pritet të shtunën mbrëma.
Trepça është e dyta me 32 pikë dhe prej kësaj pozite do të startojë në plejof. Ndërkohë Prishtina është e pesta me 23 pikë.

Lajme tjera