Ndeshje interesante në çerekfinale të Kupës

Prej të martës (sonte) e deri të enjten zhvillohen ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll. Ndeshja e parë është ajo mes Vushtrrisë e Rahovecit, që zhvillohet sonte prej orës 20:00. Rahoveci ka fituar të gjitha ndeshjet në Superligë dhe është favorit i madh për avancim në gjysmëfinale.
Te hendbollistët, të mërkurën është ndeshja Besa Famgas – Vëllaznimi (20:00), ndërsa të enjten luajnë Prishtina e Kastrioti. Edhe kjo ndeshje është prej orës 20:00.
Rivalitet pritet edhe në çerekfinalet e hendbollisteve. Tri ndeshje janë të mërkurën.
Fituesi në fuqi i Kupës, Istogu, luan në kryeqytet ndaj Prishtinës, të mërkurën nga ora 19:30. Istogu llogaritet favorit, por Prishtina po ashtu do ta synojë suksesin.
Vushtrria – Jusuf Gërvalla dhe Shqiponja – Ferizaj janë dy ndeshjet që luhen të mërkurën nga ora 19:00. Ndeshja Samadrexha – Kastrioti është të enjten prej orës 20:00.

Lajme tjera