Ndeshje interesante në hapje të kampionatit në Superligën e hendbollisteve

Të premten është tërhequr shorti edhe për edicionin 2019\2020 të Superligës së Kosovës në hendboll për femra.

Ndeshjet e xhiros së parë të kampionatit të ri luhen më 14 e 15 shtator.
Kampioni aktual, Istogu, ndeshjen e parë e luan si mysafir i Samadrexhës, në Vushtrri.

Ndeshje me rivalitet pritet të jetë ajo në mes të Kastriotit dhe Shqiponjës, që do të luhet në Ferizaj.

Edhe në ndeshjet tjera pritet hendboll i mirë. Prishtina e pret Vëllaznimin, Jusuf Gërvalla takohet me Ferizajn, kurse Drita me Vushtrrinë. Skuadrat e hendbollisteve janë mobilizuar për një
kampionat të suksesshëm.

Lajme tjera