Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ndeshje interesante në javën e nëntë

Me ndeshjen Drenica – Prishtina fillon java e nëntë e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Kjo ndeshje luhet sot nga ora 19:00 në Drenas. Prishtina është favorite, por rastin do ta kërkojë edhe Drenica, që renditet e katërta me 10 pikë. Prishtina është e dyta me 14 pikë.
Të shtunën është një ndeshje, e në të cilën pritet të ketë rivalitet. Në Podujevë nga ora 17:00 takohen Llapi e Prizreni. Llapi është i parafundit me 2 pikë, kurse Prizreni i fundit me një pikë. Të dy skuadrat synojnë pikë në këtë takim.
Tri ndeshje janë të dielën: Besa Famgas – Kastrioti (13:30), Trepça – Vushtrria (17:00), Vëllaznimi – Zhegra (17:00). Derisa Besa Famgas është favorite, në Mitrovicë e Gjakovë priten ndeshje më të përafërta.
Në Ligën e Parë luhet java e shtatë. Ndeshjet e kësaj jave janë: Ulpiana – Rahoveci, Samadrexha – Deçani, Istogu – Drita, KEK-u – Lepenci, Vjosa – Dukagjini.