Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ndeshje interesante në xhiron e 12-të

Të shtunën e të dielën luhen tri ndeshje të xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Të tri ndeshjet pritet të jenë me rivalitet dhe dramatike deri në fund.
Xhiroja hapet me derbin mes Vushtrrisë dhe Prishtinës. Kjo ndeshje luhet të shtunën prej orës 18:00. Vushtrria është në moment të mirë dhe ecurinë pozitive synon ta vazhdojë edhe me Prishtinën. Prishtina është favorite, por e di që e pret ndeshje jo e lehtë në palestrën në Vushtrri.
Prishtina është e dyta me 16 pikë nga nëntë ndeshje. Vushtrria është e gjashte me tetë pikë nga dhjetë ndeshje.
Të shtunën është edhe ndeshja Deçani – Kastrioti. Kjo ndeshje fillon në ora 19:00. Deçanasit shpresojnë të mbajnë pikët, por ferizajasit po ashtu udhëtojnë me mendjen te dy pikë të reja.
Vëllaznimi – Trepça është ndeshja e së dielës që zhvillohet prej orës 18:00. Bëhet fjalë për dy skuadrat me traditë dhe me peshë në hendbollin kosovar. Vëllaznimi e Trepça gjithnjë ofrojnë ndeshje të forta dhe kështu pritet të jetë edhe të dielën mbrëma.
Besa Famgas – Rahoveci luhet më vonë për shkak të ndeshjes ndërkombëtare të Besës.