Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ndeshje interesante në xhiron e tretë

Xhiroja e tretë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave sjell disa ndeshje interesante.
Besa e Tereza (ish-Verona) takohen të shtunën nga ora 14:00. Të dy skuadrat e promovuar në Superligë e shohin sfidën si mundësi për të fituar pikë të rëndësishme.
Po të shtunën, Istogu luan në udhëtim ndaj Vushtrrisë. Ndeshja fillon në ora 18:00. Istogaset udhëtojnë për pikë të reja, por Vushtrria, që ka në përbërje shumë lojtare me potencial, do të jap më të mirën në kërkim të befasisë.
Të dielën janë dy ndeshje tjera.
Dy skuadrat e vetme që kanë nga dy fitore, Shqiponja e Ferizaj, takohen nga ora 15:00 në Gjakovë. Rrjedhimisht pritet ndeshje interesante dhe e fortë. Nga ora 18:00 takohen Samadrexha e Kastrioti, në një tjetër ndeshje ku nuk pritet të mungojë rivaliteti dhe loja e mirë.