Ky është vendim i FHK-së i cili është në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për masat parandaluese në funksion të mbrojtjes nga koronavirusi (COVID – 19).
Është Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës që ka vendosur që ndeshjet e hendbollit në vendin tonë të zhvillohen pa praninë e shikuesve në palestra.
Pa shikues do të luhen sot ndeshjet çerekfinale të Kupës së Republikës së Kosovës dhe të gjitha ndeshjet në vijim, deri në një vendim tjetër.