Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ndeshjet përfundimtare të Championsit në RTV 21 Plus

Garës elitare të klubeve evropiane në hendboll po i afrohet fundi. Këtë fundjavë zhvillohet turneu final i Ligës së Kampionëve për hendbollistë. Të shtunën (nesër) luhen ndeshjet gjysmëfinale. Prej orës 15:15 takohen dy skuadrat franceze Nantes e Paris Saint-Germain. Ndërkohë prej orës 18:00 luajnë Vardari i Maqedonisë me Montpellierin e Francës. Të dy këto ndeshje transmetohen në RTV 21 Plus, si shumica e ndeshjeve të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.

21 Plus transmeton edhe ndeshjet për vend të tretë dhe ndeshjen finale, që luhen të dielen.

Ndeshja për vend të tretë nis në ora 15:15 kurse finalja e Ligës së Kampionëve për hendbollistë zhvillohet të dielen nga ora 18:00. Lojtarët aktualisht më të mirë në botë dhe zhvillimet më të reja në hendbollin modern mund të shihen në këto katër ndeshje cilësore. Turneu final zhvillohet në Koeln të Gjermanisë.

Lajme tjera