Shqiponja e Gjakovës e ka përmbysur rezultatin në pjesën e dytë për ta fituar ndeshjen me Jusuf Gërvallën. Shqiponja të shtunën në Deçan fitoi me rezultat 27:24, ndonëse pas pjesës së parë skuadra vendase kishte epërsi prej 13:11.
Argoneta Goqi udhëhoqi Shqiponjën me 12 gola. Arjeta Imeraj shënoi 8 gola për Jusuf Gërvallën.
Në kuadër të javës së 15-të të Superligës së hendbollisteve të shtunën u luajtën edhe tri ndeshje tjera.
Fitore me tri gola dallim shënoi edhe Kastrioti ndaj Samadrexhës, 35:32. Kjo ndeshje u luajt në Ferizaj. Ermira Saliu ishte më efikasja te vendaset me 9 gola, sa i shënoi edhe Agnesa Surdulli për Samadrexhën.
Istogu e Prishtina shënuan fitore bindëse. Istogu e mposhti Ulpianën me 38:24, kurse Prishtina fitoi ndaj Vjosës me 40:8.