Në Deçan ndeshja e parë, derbi i madh në Ferizaj

Të premten e të shtunën luhen ndeshjet e xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Ndeshja e parë është të premten prej orës 19:00, ndërsa vë përballë Deçanin e Trepçën. Skuadra mitrovicase vlerësohet favorite.
Ndërkohë gjithë vëmendja do të jetë në Ferizaj, ku të shtunën prej orës 19:00 zhvillohet derbi i madh mes Kastriotit dhe Rahovecit. Bëhet fjalë për dy prej skuadrave që synojnë trofetë e këtij edicioni garues.
Rahoveci është i pandalshëm këtë edicion. Ka fituar të gjitha 16 ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 32 pikë. Por “vreshtarët” pritet të sfidohen seriozisht në palestrën “Bill Clinton” të shtunën mbrëma. Kastrioti ka bërë përforcime të shumta në afatin kalimtar të janarit dhe ka shpallur kandidaturë për titull kampioni. Ndeshja pritet të jetë e fortë dhe dramatike deri në fund.
Të shtunën janë edhe dy ndeshje tjera. Vushtrria e Prishtina takohen prej orës 15:00 në kryeqytet, ndërsa Vëllaznimi e Besa Famgas luajnë prej orës 19:00 në Gjakovë.

Lajme tjera