Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Në Egjipt po zhvillohet Botërori i hendbollit

Sot janë ndeshjet e ditës së tretë në kampionatin botëror në hendboll, që po mbahet në Egjipt. Ndonëse në situatë të vështirë për shkak të pandemisë COVID-19, Botërori ka nisur të mërkurën dhe deri më tani ndeshjet janë zhvilluar pa ndonjë problem.
Të mërkurën Egjipti fitoi ndaj Kilit me rezultat 35:29.
Të enjten Bjellorusia dhe Rusia, që po luan si “Federata e Hendbollit e Rusisë”, barazuan 32:32. Sllovenia fitoj ndaj Koresë së Jugut me 51:29, ndërsa Algjeria e mposhti Marokun me 24:23. Derbin e ditës në mes të Norvegjisë dhe Francës e fituan francezët me 28:24. Zvicra fitoj 28:25 ndaj Austrisë kurse Suedia shënoi fitore të thellë ndaj Maqedonisë së Veriut, 32:20. Ndeshje interesante luajtën edhe Portugalia e Islanda. Në fund rezultati ishte 25:23 në të mirë të Portugalisë.
Tani është duke u luajtur ndeshjet Katari – Angola, ndërsa sot janë edhe ndeshjet: Kroacia – Japonia, Argjentina – Kongo, Spanja – Brazili, Gjermania – Uruguai, Tunizia – Polonia, Hungaria – Kepi i Gjelbërt (Cape Verde), Danimarka – Bahrejni.
Ky është Botërori i 27-të dhe i pari me 32 skuadra në vend të 24. Ka pasur dilema nëse Botërori do të mbahet për shkak të pandemisë. Por IHF-ja vendosi ta mbajë. Në vend të Çekisë dhe SHBA-së që hoqën dorë nga Botërori për shkak të rasteve me COVID-19, po marrin pjesë Zvicra dhe Maqedonia e Veriut.
Ekipet kombëtare janë të ndara në tetë grupe. Tri të parat në grup avancojnë në raundin kryesor.
Ndeshjet e Botërorit të hendbollit mund t’i përcjellni në linkun e mëposhtëm: https://youtu.be/1RahlJZs3DM