Në Ferizaj e Prishtinë ndeshjet e para

Të shtunën (nesër) luhen ndeshjet e para gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Përkundër pushimit të gjatë për shkak të virusit COVID-19, shpresohet se gara për titull të kampionit do të jetë e mirë. 

Ndeshjet e para gjysmëfinale luhen në Ferizaj e Prishtinë. Ferizaj e Vushtrria takohen nga ora 19:30, kurse Prishtina e Istogu nga ora 14:30.

Çiftet gjysmëfinale janë përcaktuar me short. Në momentin e ndërprerjes së kampionatit, Istogu, Vushtrria, Prishtina e Ferizaj kishin nga 22 pikë e nga 13 ndeshje të luajtura. Për këtë u vendos që çiftet gjysmëfinale të përcaktohen me short.

FHK-ja dhe klubet kanë marrë masat për të ruajtur shëndetin në rrethanat e reja në të cilat do të zhvillohen ndeshjet.

Lajme tjera