Në Ferizaj kryendeshja e xhiros së fundit të vitit

Kastrioti – Deçani është kryendeshja e xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Është kjo xhiroja e fundit për vitin 2021.

Ndeshja në Ferizaj luhet të martën (sot) prej orës 18:00.

Është ndeshje me shumë peshë sa i takon garës për të vazhduar në Superligën A në pjesën e dytë të kampionatit. Kastrioti aktualisht është i pesti me 12 pikë. 8 pikë i ka Deçani në pozitën e tetë. Por deçanasit kanë synimet e tyre për të vazhduar garimin në Superligën A. Për këtë u duhet që të dalin në vendin e gjashtë. Gara për Superligën A do të jetë e fortë deri në fund të pjesës së rregullt të kampionatit.

Të martën janë edhe ndeshjet Llapi – Trepça (19:30), Drenica – Prishtina (20:00), Vëllaznimi – Besa Famgas (17:30). Zhegra – Rahoveci është takimi që luhet të mërkurën nga ora 17:30.

Lajme tjera