Në fundjavë pjesa e fundit e shkollimit të trajnerëve

Të shtunën e të dielen në Gjakovë mbahet pjesa e fundit e shkollimit të gjeneratës së parë të trajnerëve në Kosovë sipas RINCK Konventës. Mbahet pjesa e katërt e Modulit III, ndërsa ligjërojnë ekspertët ndërkombëtarë.

Trajnerëve që kanë ndjekur shkollimin do t’iu ndahen çertifikatat këtë fundjavë. Shkollimi sipas RINCK Konventës po bëhet për herë të parë në Kosovë dhe përgjegjësit nga Shoqata e Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës e kanë vlerësuar si shumë të suksesshëm.

Lajme tjera