Në fundjavë seminari për trajnerë

Shoqata e Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës në fundjavë e organizon seminarin e rregullt në prag të fillimit të edicionit të garave. Seminari mbahet të shtunën e të dielën në Rahovec. Ligjëruese do të jetë lektorja nga Federata Evropiane e Hendbollit, Lidija Bojiq Çaçiq.

Të shtunën prej orës 9:30 është regjistrimi i pjesëmarrësve, që bëhet në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec. Prej orës 10:00 fillojnë ligjëratat teorike, ndërsa më pas vazhdohet me seanca praktike. Edhe të dielën seminari fillon në ora 10:00, ndërsa përfundon në ora 15:30.
Për të gjithë trajnerët pjesëmarrja është e obliguar. Seminari shërben si pjesë e shkollimit në bazë të RINCK Konventës.

Lajme tjera