Në fundjavë zhvillohet xhiroja e fundit (18) e stinorit të rregullt në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).
Të shtunën janë ndeshjet Jusuf Gërvalla – Samadrexha dhe Prishtina – Kastrioti. Të dy ndeshjet zhvillohen prej orës 17:00.
Ndërkohë të dielën janë tri takime të tjera. Vëllaznimi e pret Istogun prej orës 13:30. Prej orës 16:00, Dukagjini takohet me Vushtrrinë, ndërsa nga ora 18:00 luhet ndeshja Shqiponja – Ferizaj.
Në tabelë udhëheq Istogu me 34 pikë. Ferizaj e Vushtrria i kanë nga 27 pikë, ndërsa Kastrioti në vendin e katërt i ka 23 pikë. Pasojnë Prishtina me 17 pikë, Shqiponja me 13 pikë dhe Vëllaznimi me 12 pikë. E teta është Samadrexha me dhjetë pikë e pas saj Jusuf Gërvalla me gjashtë pikë e Dukagjini me një.
Katër të parët pas xhiros së 18-të luajnë në plejof. Skuadra e vendit të shtatë luan ndeshje të plejautit për mbetje në Superligë, ndërsa skuadrat e pozitave tetë, nëntë dhe dhjetë largohen nga elita.