Me një ndeshje interesante fillon xhiroja e dhjetë e Superligës së Kosovës në hendboll. Të shtunën (nesër) prej orës 18:00 në Gjilan takohen hendbollistët e Dritës dhe ata të Prishtinës. Të dy skuadrat i kanë nga 14 pikë dhe mbajnë pozitat tre e katër. Në hapje të kampionatit Drita e kishte mposhtur Prishtinën në kryeqytet me rezultat 30:27.
Dy ndeshje tjera të javës së dhjetë luhen të dielen. Në Pejë nga ora 16:00 takohen Besa Famgas e Trepça kurse po prej orës 16:00 në Gjilan luajnë Zhegra e Vëllaznimi.
Të hënën është ndeshja Kastrioti – Samadrexha kurse me marrëveshje të dy klubeve ndeshja në mes të Vushtrrisë e Drenicës luhet më 5 dhjetor.
Në Ligën e Parë të hendbollistëve luhet java e shtatë. Të shtunën është ndeshja Llapi – Dukagjini (19:00), ndërsa të dielen janë dy ndeshjet tjera: Ulpiana – Deçani (15:00), Prizreni – KEK-u (17:30).