Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Në Pejë takohen i pari me të dytin

Gara në Superligën A të Kosovës në hendboll (meshkujt) vazhdon në fundjavë me ndeshjet e xhiros së 26-të.
Vëmendja do të jetë në Pejë, ku të shtunën prej orës 20:30 takohen i pari me të dytin. Ndeshja mes Besa Famgasit dhe Trepçës pritet të jetë interesante dhe me rivalitet. Në ndeshjen e kaluar në Mitrovicë, Trepça kishte sfiduar ekipin pejan thuajse deri në fund.
Besa Famgas udhëheq në tabelë me 44 pikë. Trepça është e dyta me 32 pikë dhe tashmë ka bërë shkëputje prej shtatë pikësh. Në vendin e tretë është Vushtrria me 25 pikë, ndërsa Rahoveci e Prishtina kanë nga 23 pikë.
Kastrioti në vendin e gjashtë i ka 19 pikë.
Me shumë rëndësi për renditjen tabelore është takimi Vushtrria – Prishtina, që luhet po të shtunën prej orës 20:30. Të dy skuadrat synojnë plejofin dhe rezultati do të ketë ndikim të madh.
Ndërkohë Rahoveci llogarit në dy pikë të reja nga ndeshja si vendas me Kastriotin. Kjo ndeshje është të shtunën prej orës 20:00.
Në Superligën B, në kuadër të xhiros së 24-t, luhet takimi Vëllaznimi – Llapi. Kjo ndeshje është të hënën nga ora 19:00.
Këtë fundjavë luhet edhe xhiroja e 16-të në Ligën e Parë të hendbollisteve.
Të shtunën janë ndeshjet KEK-u – Llapusha (14:00), Deçani – Drita (14:00) dhe Vjosa – CLICK (17:00).
Të dielën është takimi Ulpiana – Prizreni (17:00).
Ndërkohë po vazhdon edhe liga e juniorëve. Në grupin A të dielën janë ndeshjet e xhiros së tretë, që luhen në Prishtinë. Prej orës 12:00 takohen Llapi e Vushtrria, ndërsa prej orës 14:00 është takimi Kastrioti – Prishtina.
Në grupin B, të dielën në Pejë janë ndeshjet e xhiros së dytë. Prej orës 12:30 takohen Vëllaznimi e Rahoveci, kurse prej orës 14:30 Besa Famgas takohet me Deçanin.