Në Prishtinë FINAL4 i Ligës së juniorëve

Në fundjavë do të mësohet kampioni i Kosovës në konkurrencën e juniorëve. Pas përfundimit të stinorit të rregullt ka mbetur të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale dhe poashtu ndeshjet për vend të tretë dhe për vend të parë.

FINAL4 i ligës së juniorëve, përkatësisht plejofi, zhvillohet të shtunën e të dielen në Prishtinë. Gjysmëfinalja e parë vë përballë Besa Famgasin e Kastriotin, ndërsa kjo ndeshje fillon në ora 15:30. Në gjysmëfinalen e dytë, nga ora 17:30, takohen Trepça e Prishtina.

Të dielen, po në Prishtinë, nga ora 15:30 luhet ndeshja për vend të tretë, ndërsa finalja zhvillohet prej orës 17:30. Priten ndeshje të forta e cilësore nga lojtarët e grupmoshës së juniorëve.

Lajme tjera