Në Shtime ndeshjet e plejautit

Të shtunën (nesër) luhen ndeshjet e plejautit për vendet e fundit në Superligën e Kosovës në hendboll në edicionin e ardhshëm garues.
Ndeshjet e hendbollisteve dhe hendbollistëve luhen në palestrën në Shtime.
Prej orës 15:00 është ndeshja mes hendbollisteve të Vëllaznimit dhe KEK-ut. Vëllaznimi u rendit i shtati në Superligë, ndërsa KEK-u ishte i dyti në Ligën e Parë. Skuadra që shënon fitore, paraqitet në Superligë në edicionin e ardhshëm garues. Nga Liga e Parë në Superligë ka kaluar tashmë Ulpiana.
Vëllaznimi paraqitet edhe në plejautin e hendbollistëve. Prej orës 17:00 takohet me Samadrexhën. Vëllaznimi i Gjakovës ishte i shtati në Superligë, ndërsa Samadrexha e dyta në Ligën e Parë. Prej Ligës së Parë në Superligë tashmë ka kaluar Drita e Gjilanit.

Lajme tjera