Nënpresidenti Idrizi merr pjesë në Kongresin e EHF-së

Nënpresidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Enis Idrizi merr pjesë në punimet e Kongresit të jashtëzakonshëm të Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF) që të shtunën (sot) mbahet në Stokholm të Suedisë.

Fillimisht nënpresidenti Idrizi përfaqëson federatën tonë në konferencën e presidentëve të EHF-së e pasdite në Kongresin e jashtëzakonshëm. Për shkaqe familjare në momentet e fundit nga udhëtimi për në Suedi ka hequr dorë presidenti i Federatës sonë, Eugen Saraçini.

Kongresi i jashtëzakonshëm do të vendos për organizatorin e Kampionatit Evropian të hendbollisteve të vitit 2024. Për herë të parë Evropiani i hendbollisteve do të ketë 24 ekipe kombëtare, ndërsa janë tri kandidatura për të organizuar atë. Rusia kandidon e vetme, ndërsa Hungaria, Austria e Zvicra si dhe Çekia, Polonia e Sllovakia kanë kandidatura të përbashkëta.

Nënpresidenti Enis Idrizi do të shfrytëzojë këto dy aktivitete me rëndësi për të zhvilluar takime në ndryshme me personalitete të hendbollit. Ai po ashtu do të përcjellë nga afër pjesën finale të Kampionatit Evropian për hendbollistë.

Lajme tjera