Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Nënshkruhet marrëveshja për përkrahjen e klubeve

Federata e Hendbollit e Kosovës ka nënshkruar të martën marrëveshjen me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për përkrahjen e klubeve të hendbollit. Në ceremoninë e mbajtur në MKRS ishte prezent kryeministri Avdullah Hoti, ndërsa memorandumin e nënshkruan presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini dhe ministrja Vlora Dumoshi.
Me memorandum, të gjitha klubet e hendbollit përfitojnë financiarisht nga fondi emergjent, në bazë të një vendimi të Qeverisë së Kosovës. Qeveria përkrah klubet sportive pas vështirësive të mëdha që solli pandemia.
Presidenti Saraçini ka vlerësuar përkrahjen nga shteti duke theksuar se klubet dhe funksionimi i tyre është prioritet për FHK-në.
Federata jonë ka ndikuar që të gjitha klubet e hendbollit të përfitojnë nga kjo përkrahje.