Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Nënshkruhet memorandumi me MKRS-në

Të hënën është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Memorandumi është nënshkruar nga zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani dhe presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci.

Memorandumi nënshkruhet në bazë të kategorizimit që e bën MKRS-ja, e ku FHK-ja qëndron fuqishëm në kategorinë A. Përmes memorandumit përcaktohet shuma e përkrahjes së MKRS-së për FHK-në.

Memorandumi është nënshkruar pasi federata jonë i përmbushi të gjitha obligimet që dalin nga Ligji i ri për Sport. Federata jonë ishte prej të parave që firmosi memorandumin me MKRS-në.

Zëvendësministrja Osmani ka njoftuar se sivjet është paraparë që të gjitha federatat të dedikojnë 30 për qind të shumës së përgjithshme për aktivitete sportive për vajza e gra, me qëllim të zhvillimit dhe fuqizimit të mëtejmë të sportit femëror në vendin tonë.