“Neptun” shtohet në listën e partnerëve të FHK-së

Rezultatet e fundit në rrafshin ndërkombëtar kanë bërë që Federata e Hendbollit e Kosovës të jetë gjithnjë e më atraktive për kompanitë serioze në vend. Në vazhdën e sigurimit të partnerëve të rinj, sot në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës është nënshkruar kontrata e sponsorizimit me kompaninë “Neptun”.

Marrëveshja është lidhur bazuar në Ligjin për Sponsorizim dhe është e vlefshme për një vit. “Neptun” do të jetë sponsor i Kombëtares A të hendbollistëve.

Marrëveshja është firmosur nga presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini dhe përfaqësuesja e Neptunit, Kaltrina Hoxha, nga departamenti i marketingut të kompanisë prestigjioze.

Jemi në proces të arritjes së marrëveshjes së sponsorizimit edhe me disa kompani të tjera.

Lajme tjera