Të shtunën (nesër) fillon edicioni 2019-2020 në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).
Kampionati është dashur të fillojë më herët, por është shtyrë për shkak të vështirësive organizative që kishin disa skuadra. Superliga do të vazhdojë të numërojë dhjetë skuadra, ndërsa të shtunën janë dy ndeshjet e para.
Nga ora 14:30 në Gjakovë luhet ndeshja në mes të Vëllaznimit e Llapit. Kurse në Ferizaj prej orës 19:00 luajnë Kastrioti e Vushtrria.
Të dielen janë po ashtu dy ndeshje. Prizreni e Drenica takohen nga ora 14:30 kurse Drita e Prishtina nga ora 17:00. Ndeshja në mes të Trepçës dhe kampionit aktual, Besa Famgas luhet të martën nga ora 19.00.
Gara nis edhe në Ligën e Parë në të dy konkurrencat. Te meshkujt ndeshjet e javës së parë janë: Ulpiana – Zhegra, Lepenci – Samadrexha, Deçani – KEK-u, Rahoveci – Dukagjini. Te femrat ndeshjet e javës së parë janë: Prizreni – Verona, Ulpiana – Dukagjini, Trepça – CLICK, Deçani – KEK-u, Vjosa – Llapusha.