Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Nesër grumbullohet kombëtarja për ndeshjet e rëndësishme

Kombëtarja e Kosovës në hendboll do të grumbullohet të premten (nesër) për dy ndeshjet e fundit të fazës së dytë të kualifikimeve për kampionatin evropian të hendbollistëve që mbahet vitin tjetër. Më 12 qershor nga ora 20:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, kombëtarja jonë luan ndaj Polonisë, kurse ndeshjen e fundit djelmoshat tanë e kanë ndaj Gjermanisë më 16 qershor në Nurnberg.

Ekipi kombëtar do të jetë i vendosur në hotelin Venus në Prishtinë, ndërsa grumbullimi bëhet në këtë hotel nesër nga ora 14:30. Taip Ramadani dhe shtabi i tij i trajnerëve menjëherë të premten në mbrëmje e zhvillojnë stërvitjen e parë me lojtarë. Më pas deri te ndeshja me Poloninë do të zhvillohen nga dy stërvitje në ditë, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit. Stërvitja e mbrëmjes mbahet prej orës 19:00 deri në ora 21:00, ndërsa ajo e paraditës prej orës 10:00 deri në ora 12:00.

Kosova në prill shënoi fitore historike ndaj Izraelit, ndërsa shpresat për sukses janë edhe për ndeshjen me Poloninë. Por që suksesi të jetë edhe më i mundshëm, djelmoshave tanë u duhet përkrahja e shikuesve nga tribunat.

Lajme tjera