Nesër në Drenas luhen ndeshjet e plejautit

Të enjten (nesër) luhen ndeshjet e plejautit të cilat përcaktojnë skuadrat e fundit që do të luajnë në edicionin e ardhshëm në Superligën e Kosovës në hendboll, në të dy konkurrencat.

Fillimisht prej orës 16:00 takohen skuadrat e femrave, Vëllaznimi e KEK-u. Vëllaznimi ishte i parafundit në Superligë, kurse KEK-u i dyti në Ligën e Parë. Pritet ndeshje e fortë dhe interesante, kurse të dy skuadrat i kanë pretendimet e tyre.

Nga ora 18:00 luhet ndeshja e plejautit për Superligën e meshkujve. Takohen dy skuadra me traditë, Llapi e Samadrexha. Llapi ka përfunduar edicionin në vendin e parafundit në Superligë, duke fituar katër prej 18 ndeshjeve. Ndërsa Samadrexha ishte e dyta në Ligën e Parë të hendbollistëve.

Nga Superliga e meshkujve është larguar Drita e Gjilanit. Edhe në Superligën e femrave është larguar Drita që ishte e fundit.

Zhegra në edicionin e ardhshëm do të luajë në Superligën e hendbollistëve, kurse Superligës së hendbollisteve iu bashkohet Vjosa.

Të kujtojmë që Superliga në të dy konkurrencat përfundoi të martën, kurse në fundjavë është gara përfundimtare për Kupën e Republikës së Kosovës

Lajme tjera