Nesër shorti i gjysmëfinales së Kupës së Kosovës

Nesër nga ora 13:00 tërhiqet shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll.

Turneu final i Kupës në të dy konkurrencat do të organizohet më 21 e 22 maj. Istogu e ka fituar të drejtën e organizimit të ndeshjeve përfundimtare të Kupës së Kosovës.

Te meshkujt në gjysmëfinale janë Besa Famgas, Prishtina, Trepça e Kastrioti. Kurse te femrat Kupën e Kosovës do ta kërkojnë Istogu, Vushtrria, Prishtina e Ferizaj.

Shorti tërhiqet në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë.

Lajme tjera