Nesër shorti për Botërorin “Spanja 2019”

Të martën (nesër) do të hedhet shorti për kampionatin botëror të juniorëve (U21) në hendboll që gjatë muajit korrik mbahet në Spanjë. Shorti do të hedhet nga ora 12:00 në Pontevedra të Spanjës. Kampionati i 22-të botëror për junior mbahet në Pontevedra dhe Vigo.

Për Kosovën kjo ngjarje është me rëndësi të jashtëzakonshme. Për herë të parë kombëtarja jonë do të garojë në kampionatin botëror. Ende asnjë kombëtare në sportet ekipore, në asnjë grupmoshë, nuk ka garuar në botëror. Këtë po e arrinë hendbolli që edhe në të kaluarën ka shkruar histori për sportin kosovar.

Vazot për short

1: Sllovenia, Franca, Gjermania, Portugalia

2: Spanja, Egjipti, Kroacia, Islanda

3: Serbia, Norvegjia, Suedia, Hungaria

4: Argjentina, Tunizia, Nigeria, Brazili

5: Korea, Japonia, Bahrejni, Danimarka

6. Kili, Australia, SHBA-ja, Kosova

  Tërhejqjen e shortit mund ta ndiqni live: https://spainhandball19.com/

Lajme tjera