Nesër shpallen më të mirët e vitit 2020

Të premten nga ora 10:00 do të mbahet manifestimi “Lauretatët e Vitit 2020”. Federata e Hendbollit e Kosovës do të shpallë më të mirët e vitit të kaluar. 2020-ta ishte vit i vështirë për të gjithë, por megjithatë edhe i suksesshë për hendbollin tonë.


Manifestimi do të mbahet në Sheshin 21 në Prishtinë, por pa praninë e mysafirëve për shkak të situatës me koronavirus. Pjesëmarrës do të jenë vetëm të shpërblyerit.


Do të shpallen hendbollisti dhe hendbollistja më e mirë, përbërjet më të mira, lojtari dhe lojtarja më e mirë e Kombëtares. Do të ndahen edhe shumë mirënjohje të tjera.

Lajme tjera