Vëllaznimit i ka takuar ndeshja interesante me Vushtrrinë. Të dielën mbrëma në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, Vëllaznimi fitoi ndaj Vushtrrisë me rezultat 38:35. Ndeshja i ka takuar xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).
Mysafirët nga Vushtrria kanë shfaqur më shumë në pjesën e parë. Ishin vazhdimisht në epërsi, që në disa raste shkoi në katër gola. Megjithatë vendasit u kthyen dhe pas 30 minutave rezultati ishte 22:20 për vendasit.
Pjesën e dytë më mirë e nisi Vëllaznimi që krijoi epërsi deri 28:24 e më pas 30:25. Epërsia më pas shkoi në gjashtë gola, (34:28, 36:30). Në fund rezultati ishte 38:35.
Arbër Neziri dhe Florian Rexha shënuan nga 10 gola për ta udhëhequr Vëllaznimin drejt fitores. Nga 6 i kishin Egzon Lluka e Ardi Halili.
10 gola te Vushtrria i shënoi Armend Karaça. Fitim Klinaku shënoi 6 gola kurse nga 4 i kishin Erkan Abazxhiku e Egzon Ademi.