Në javën para lojës së Reprezentacionit të Kosovës kundër atij të Gjermanisë, hendbolli kosovar ishte shumë prezent në mediat gjermane. Portali më i madh i hendbollit në Gjermani HANDBALL WORLD, në ditën e kësaj loje, me 28 Tetor, solli një artikull të redaktores Julia Nikoleit mbi historinë e hendbollit kosovar. Për këtë artikull ajo kishte biseduar me ish hendbollistin e KH Trepça Ali Salihun, i cili ka luajtur gjatë në Gjermani dhe poashtu ka pasur pesë paraqitje në Reprezentacionin e Kosovës.
Në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian të hendbollit, Gjermania luan sot kundër ekipit të Kosovës. Federata e vogël e hendbollit është një nga anëtarët më të rinjë të EHF dhe IHF, por ka një histori prekëse. Dikush që është i lidhur me hendbollin kosovar qysh nga rinia, është 45-vjeçari Ali Salihu i cili hapat e parë të hendbollit i filloi në vendlindjen e tij në Mitrovicë. Më vonë ai i iku shërbimit ushtarak në ushtrinë jugosllave për të ardhur në Gjermani. Në vitin 2004 ai luajti në lojët e para ndërkombëtare të Reprezentacionit kosovar. Sot ai është trajner i licencuar, ndihmon Reprezentacionin kosovar nga Gjermania dhe do të jetë sonte bashkëkomentues në transmetimin e lojës në televizionin kosovar. Për handball world ai flet për të kaluarën e hendbollit kosovar me të gjitha baticat e zbaticat.
Është data 18. Dhjetor 2004, kur zhvillimi i hendbollit kosovar e merr kthimin më të rëndësishëm në histori. Lufta në Kosovë kishte përfunduar qe pesë vjet e gjysmë dhe gjendja në këtë pjesë të ish Jugosllavisë kishtë filluar ngadalë të stabilizohet edhepse Kosova politikisht ende nuk është pranuar si shtet. Edhe Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK) nuk është anëtare as në Federatën Botërore të Hendbollit (IHF) e as në atë euriopiane (EHF). Deri atëherë Reprezentacioni kishte luajtur vetëm disa lojë kundër disa klubeve por jo edhe lojë zyrtare si Reprezentacion.
Krejt kjo ndryshon në këtë fundjavë dhjetori 2004: Ekipi i Kosovës, në të cilin pos Ali Salihut nga Gjermania luante edhe trajneri i tashëm i Reprezentacionit Taip Ramadani, ishte ftuar të luaj në një turnir katër kombesh me Luksemburgun, Holandën dhe Belgjikën. Në të njëjtën fundjavë mblidhej Kongresi i EHF-it gjatë Kampionatit Evopian për femra në Budapest, për të shqyrtuar kerkesën e Kosovës për pranim në EHF. „Federata jonë ka qenë shumë e vyeshme“ kujton Salihu, „Edhepse vendi ishte ende nën Protektoratin e KB-së, përgjegjësit e Federatës kishin kontaktuar herët Federatat tjera për mundësinë e pranimit në EHF“.
Lojën e parë kundër Luksemburgur kosovarët e humbën bindshëm në mbrëmjën para marrjes së vendimit për pranim në Budapest. „Ne luanim për hërë të parë bashkë“ flet Salihu për këtë ndeshje si lojtari i vetëm nga Germania në ekip. „Bashkëlojtarët e mi që vinin nga ekipet e ligës kosovare në fillim më vështruan detajisht“ kujton Salihu takimin e parë me ta. „Të gjithë luanin në ligën e parë të Kosovës dhe ishin kurreshtar për aftësitë e mia sepse unë luaja „vetëm“ në ligën e tretë të Gjermanisë“.
Salihu i bindi bashkëlojarët dhe luajti gjatë gjithë turnirit në alon e majtë. Në ditën e dytë të turnirit, lojtarët kosovarë ishin duke ngrënë drekë në të njëjtën vend me kundërshtarët e tyre të ardhshem, ekipin e Holandës, kur erdhi nje thirrje nga Budapesti me lajmin: Kosova është pranuar në EHF – një hërë më të drejta të kufizuara.
„Ne filluam të festojmë por holandezët ende nuk kuptonin se çka kishte ndodhur. Kur kuptuan, u gëzuan edhe ata me ne“ flet Salihu. Sytë tij shkëlqejnë kur flet për skenat në mesditën e kësaj dite historike dhe shton: “Ne ishim aq të motivuar në atë moment dhe donim të fillojmë lojën menjëherë.
Vendimi historik i EHF-it i kishte dhënë lojtarëve krahë dhe disa orë më vonë, me entuziazëm të plotë dhe motivim të lartë mundën Holandën me 30:26. „Për këtë lojë një ditë do të ju tregoj mbesave dhe nipave të mi“ flet i emocionuar Salihu. “ Besoj se në këtë mbrëmje do ta kishim mundur çdo kundërshtar. Ky vendim kishte një rëndësi të madhe për hendbollin kosovar. Ky ishte fillimi sepse ne e dinim se edhe anëtarësia e plotë ishte e mundshme“, flet i emocionuar Salihu. Dhe në të vërtetë, dhjetë vite më vonë, në Shtator të vitit 2014 në Dablin, Kosova pranohet me të drejta të plota në EHF. Në Qershor të vitit 2015 pason edhe anëtarësia e plotë nëIHF.
Çfarë domethënje për Ali Salihun ka kjo fundëjavë dhjetori, për dikënd të huaj është vështirë të kuptohet. Në moshën 15-vjeçare ai filloi të luaj hendboll në ekipin KH Trepça në vendlindjen e tij ku dy vjet më vonë edhe do të debytoj në ligën e dytë të ish Jugosllavisë. Ikja nga shërbimi ushtarak dhe vendosja në Gjermani e ndërprejnë për një vit e gjysmë zhvillimin e tij si hendbollist. Ndryshimet politke në fillim të viteve të 90-ta keqësuan edhe situatën. Armata jugosllave zhvillonte luftë në Kroaci dhe Salihu, që vjen nga një familje shqiptare, refuzon pjesëmarrjen në luftë dhe vendos të ik.
“Policia serbe pengonte aktivitetet tona sportive. Ajo konfiskonte topat dhe rrjetat e portave. Kishte edhe dhunë“ kujton Salihu këtë periudhë të vështirë. „Erdhën largimet nga puna, mbylljet e shkollave dhe ndalesat për hyrje në objekte sportive për popullësinë shqiptare në Kosovë“
Në këtë kohë të vështirë hendbolli nuk dorëzohej. Në fund të vitit 1991 u zhvillua edhe Kampionati i parë. „Hendbollistët mundoheshin ta mbanin sportin gjallë“, spjegon Salihu. „Përpjekjet e tyre ishin një shenjë e vullnetit; një shenjë se nuk do të dorëzohemi. Kjo ishte admiruese“. Por në luftë u vranë edhe hendbollistë, disa janë të zhdukur e për fatin e tyre nuk dihet ende as sot.
Salihu i mbeti besnik hendbollit edhe pas ikjes. Në moshën 18-vjeçare ai erdhi vetëm në Gjermani ku kërkoi azil. Familja e tij mbeti në Mitrovicë. Në Bavari ai gjeti jo vetëm një vend por edhe një klub të ri. Në fillim luajti për TSV 1846 Nürnberg e më vonë ju bashkua ekipt HG Erlangen ku do thith për herë të parë edhe ajrin e ligës së dytë gjermane të hendbollit. „Sporti më ka ndihmuar të adaptohem dhe integrohem“ thekson aloja e majtë për të kaluarën e tij sportive. „Nëpërmjet hendbollit kam gjetur një familje të dytë“.
Sot Salihu angazhohet edhe vetë në ndihmën për refugjatët. „Dua të ju ndihmoj refugjatëve të rinjë që nëpërmjet sportit të adaptohen – në të njëjtën mënyrë si që e kam përjetuar unë“ arsyeton ai angazhimin e tij.“ Por është vështirë ti bind ata për hendboll sepse në vendet nga vijnë ata, hendbolli është sport i panjohur“. Por ai nuk heq dorë. „Klubet e mia ku kam luajtur më kanë ndihmuar shumë dhe më kanë pranuar shpejt në rrethin e tyre çka ishte shumë e rëndësishmë për mua“ nënvizon ai. „ Mua nuk më shihnin si refugjat dhe kështu Gjermania u bë shtëpia ime“.
Gjatë gjithë këtyre viteve ai nuk harroi familjen dhe vendlindjen e tij në Kosovë. Ai ndihmoi ish klubin e tij me topa dhe mjete tjera. „Në vitin 1999 kur lufta mbaroi, njerëzit filluan të rindërtojnë vendin e për aktivitete sportive ishte vështirë“ kujton ai fazën e pasluftës. „Salla e sporteve në Mitrovicë ishte pjesërisht e shkatërruar por shumë shpejt fëmijët dhe të rinjtë filluan të luajnë në të. Një grup i tyre filloi edhe me hendboll. Një trajner për ta u gjet dhe këta të rinjë të klubit KH Trepça disa vite më vonë u bënë Kampion i Kosovës për junior. “Përkundër situatës së vështirë motvimi ishte i madh” thekson Salihu. Edhepse shpesh hendbolli si dhe sportet tjera në mungesë të sallave luheshin në fusha jashtë, mu sikurse edhe Kampionati i parë i hendbollit në vitin 1991. Salihu: “Fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë luajnë shumë jashtë dhe në rrugë prandaj janë të talentuar në sportet me top”.
Në Kosovë sporti numër një është futbolli. Në xhudo Kosova e ka fituar një medalje olimpike por edhe hendbolli është i popullarizuar. 17 ekipe luajnë në dy liga për meshkuj. Disa lojë të kampionatit vendor si dhe të Champions Ligës së EHF transmetohen në kanalet televizive vendore. Kampioni serik KH Besa FamGas
mundi ekipin norvegjez Drammen HK por nuk arriti të kualifikohet për rundin e ardhshëm e të luaj kundër THW Kiel-it gjerman. Nënkampioni KH Kastrioti kaloi në rundin e tretë të Challenge Cup dhe do të luaj kundë skuadrës belge HC Vise BM.
Paralelisht me ligën u themelua edhe Reprezentacioni. “Kur filluan luftërat vendin e lëshuan shumë njerëz”, kujton Salihu. “Federata është munduar të gjej lojtarë jashtë por disa janë lajmëruar edhe vetë dhe kanë shprehur dëshirën të ndihmojnë hendbollin”. Edhe Salihu pati pesë paraqitje në Reprezentacion por detyrimet profesionale nuk e lejuan atë të luaj më shumë për çka shpreh keqardhje. Aktualisht, disa lojtarë të Reprezetacionit luajnë në Gjermani, Suedi dhe Zvicër. Talenti ndoshta më i madh i vendit Albin Xhafolli, luan në Gjermani te VfL Gummersbach.
Ali Salihu më vonë u largua nga Erlangeni dhe ju bashkua VfB Forchheim për të përfunduar karrierën te TSV Bonn. Edhe pas përfundimit të karrierës ai i mbeti besnik hendbollit duke ushtruar ekipe të fëmijëve në klube dhe shkolla. Në Erlangen në grupin e juniorëve B, trajneri sot 45-vjeçar, ishte trajner i Sebastian Preiß, një reprezentuesi gjerman dhe kampion bote. Kontakti me Federatën e hendbollit kosovar nuk u ndërpre kurrë. Ish aloja e majtë ndihmon ish bashkëlojtarin Ramadani, të cilin e quan mik, duke përcjellur zhvillimin e lojtarëve që janë aktiv në vendet evropiane. “Është mirë që Taipi ka pranuar ofertën e Federatës për këtë post sepse ai sjell shumë përvojë edhe si trajner i Australisë” gëzohet Salihu i cili zhvillimin e hendbollit në Kosovë e vlerëson si pozitiv. “Ka përparim edhepse me hapa të ngadalshëm, por me rëndësi se ka përparim. Ne duhet të mbajmë hapin me zhvillimin e hendbollit ndërkombëtar dhe kualifikimin e trajnerëve e shoh si diçka të rëndësishme” duke përmendur se Kosova në dy turniret e IHF Emerging Nations Championship dy herë fitoi medaljen e bronztë. Tani ekipi shpreson për gjasa minimale për kualifikim. “Kundër Gjermanisë dhe Polonisë të tregojmë lojëra sa më të mira e kundër Izraelit gjasat janë reale”. Salihu shpreson ta realizoj ëndrrën e tij e të angazhohet direkt në zhvillimin e hendbollit kosovar por për shkaqe familjare dhe profesionale ky angazhim momentalisht nuk është i mundur.
Ndeshjen kualifikuese kundër Gjermanisë Salihu do ta përcjell në Prishtinë si bashkëkomentator i një kanali televiziv kosovar. Për Salihun i cili është shtetas gjerman, kjo lojë ka një rëndësi të veçantë. “ Reprezentacioni gjerman është i imi, si ai i Kosovës” flet ai dhe shpreson se për “lojën e vitit” salla në Prishtinë që ka vend për 2000 shikues të jetë e mbushur plot. “E di se ekipet e mëdha të hendbollit janë të nevrikosura të luajnë kundër ekipeve të vogla si Kosova por për këto vende lojërat si kjo janë atrakcion” vazhdon ai.
Në javën para kësaj loje në Kosovë u zhvilluan turniret IHF Trophy për U18 dhe U20 ku ekipi i Kosovës U18 zuri vendin e parë me fitoren kundër Britanisë së Madhe. Përkundër euforisë që mbretëron në vend për mbajtjen e këtyre turnireve, gjasat e Kosovës kundër Gjermanisë Salihu i vlerëson realisht. “Gjasat janë më të mëdha që të dielën të mbretëron paqja në botë sesa të fitoj Kosova kundër Gjermanisë” vlerson ai dhe shton se ”ekipi gjerman do të jetë më i mirë por lojtarët kosovar do të luftojnë deri në minutën e fundit” përfundon Salihu.