Norvegjia e ka mbrojtur titullin e kampionit të Evropës në hendboll.
Të dielën në finalen e zhvilluar në Vjenë, norvegjezet fituan 31:23 ndaj Danimarkës. Pjesa e parë ishte thuajse e barabartë. Rezultati pas 30 minutave ishte 13:12 në të mirë të Norvegjisë.
Por pjesa e dytë u takoi plotësisht norvegjezeve që krijuan epërsi bindëse.
Norvegjia e ka fituar titullin e dhjetë të Evropës dhe të tretin rresht. Danimarka është Kombëtarja e dytë më e suksesshme në histori të Kampionateve Evropiane. Ka tre tituj dhe katër vende të dyta.
Henny Reistad u shpall më e mira e finales. Ajo udhëhoqi Norvegjinë me tetë gola.
Vendin e tretë e zuri Hungaria. Për medalje të bronztë, Hungaria fitoi 25:24 ndaj Francës.
Finalja u zhvillua në praninë e 8775 shikuesve.