Numër solid i kërkesave në afatin kalimtar, Deniz Terziqi te Besa Famgas

Ka përfunduar afati i rregullt kalimtar në hendbollin kosovar, që ishte i hapur prej 16 korrikut. Gjatë afatit veror janë paraqitur numër solid i kërkesave për ndryshim të skuadrës.

Njëri prej hendbollistëve më të mirë në Kosovë dhe në Kombëtaren tonë, Deniz Terziqi, ka paraqitur kërkesë për të kaluar nga  Prishtina te Besa Famgas. Ka disa vite që Terziqi është prej lojtarëve kryesorë në Superligë dhe tashmë pritet të jetë pjesë e skuadrës kampione.

Në drejtim të kundërt ka paraqitur kërkesë të kaloj Ylli Visoka. Pra nga Besa Famgas te Prishtina.

Trepça prinë te hendbollistët me katër kërkesa. Ulpiana ka bërë tri kërkesa, Vushtrria e Rahoveci nga dy.

Lëvizje interesante ka pasur edhe te hendbollistet. Kështu Tina Hetemi nga Istogu ka paraqitur kërkesë të kaloj te Prishtina. Kampionia, Vushtrria, ka bërë tri kërkesa, ndërsa Shqiponja plot shtatë. Ferizaj ka bërë tri kërkesa, dy prej tyre për huazim, ndërsa Samadrexha e Dukagjini nga një.

Tre lojtarë kanë bërë kërkesë për status të lirë. Tani kërkesat do të shqyrtohen nga Komisioni për Regjistrim. Në Komision është edhe ankesa e lojtarit Kastriot Jupa.

Kërkesat në konkurrencën e meshkujve

nrEmri MbiemriNga Klubinë Klubin
1Arber CurriKH VëllaznimiKH Rahovreci
2Armend TanushiKH DukagjiniKH Rahovreci
3Ilir NuzKH KEK-uKH Ulpiana
4Erblin QerimiKH PrizreniKH Ulpiana
5Burim MustafaKH KEK-uKH Ulpiana
6Adnan MusaKH SamadrexhaKH Vushtrria
7Erkan AbazxhikuKH TrepçaKH Vushtrria
8Kushtrim KastratiKH PrishtinaKH Trepça
9Anton MalokuKH SamadrexhaKH Trepça
10Egzon AdemiKH PrishtinaKH Trepça
11Deniz TerziqiKH PrishtinaKH Besa Famgas
12Ylli VisokaKH Besa FamgasKH Prishtina
13Meriton LladrovciKH DrenicaKH Trepça

Kërkesat në konkurrencën e femrave

nrEmri MbiemriNga Klubinë Klubin 
1Gentiana BasholliKHF SamadrexhaKHF Vushtrria 
2Arjeta MalokuKHF SamadrexhaKHF Vushtrria 
3Florentina PreniqiKHF PrishtinaKHF Vushtrria 
4Tina HetemiKHF IstoguKHF Prishtina 
5Elda VarakiKH VëllaznimiKHF Shqiponja 
6Orgesa GolaKH VëllaznimiKHF Shqiponja 
7Butrinte KabashiKH VëllaznimiKHF Shqiponja 
8Elma HodaKH VëllaznimiKHF Shqiponja 
9Verona HasanajKH VëllaznimiKHF Shqiponja 
10Blendona LokajKHF Jusuf GervallaKHF Shqiponja 
11Aurora LokajKHF Jusuf GervallaKHF Shqiponja 
12Sofie ShahinajKHF KEK-uKHF Dukagjini 
13Diarta ShalaKHF PrishtinaKHF FerizajHuazim
14Donita ShalaKHF PrishtinaKHF FerizajHuazim
15Biontina RrahmaniKHF VushtrriaKHF Samadrexha 
16Puhiza GashiKHF KastriotiKHF Ferizaj 

Kërkesa për status të lirë të lojtarit/es

1Behar TerziqiKH Trepça
2Shkurta AliuKHF KEK-u
3Petrit PrekaziKH Prishtina

Lajme tjera